Makina pa logo futen në rrugicat e Tiranës për të kapur protestuesit

Makina pa logo futen në rrugicat e Tiranës për të kapur protestuesit

Furgonë pa logo identifikuese janë futur në rrugicat e kryeqytetit, duke ndjekur protestuesit që janë larguar nga zonat e përplasjes. Mjetet dyshohet se përdoren për kapjen dhe shoqërimin e protestuesve, ndërsa ngrihen shqetësime edhe për rrezikun e ushtrimit të dhunës ndaj tyre. Turma e protestuesve tashmë është shpërndarë, pas ndërhyrjes së fundit me ujë dhe gaz në sheshin “Skënderbej”.