‘La Repubblica’ pasqyron protestën në Tiranë, publikon pamjet e plagosjes së deputetit Kliti Hoti
Protesta e 29 nëntorit në Tiranë ka marrë vëmendjen edhe të mediave ndërkombëtare. E përditshmja italiane ‘La Repubblica’ i ka kushtuar një artikull përplasjes mes protestuesve dhe policisë, duke publikuar edhe pamjet e momentit kur deputeti demokrat Kliti Hoti u godit me plumb gome. Në materialin e publikuar, Hoti shihet teksa rrëzohet në tokë pasi qëllohet nga pas, ndërsa protestues të tjerë i japin ndihmën e parë. Më pas, deputeti transportohet me ambulancë drejt Spitalit të Traumës për të marrë ndihmë mjekësore. Media italiane e përshkruan ngjarjen si pjesë të protestës antiqeveritare që u shoqërua me përplasje të forta dhe përdorim të gazit lotsjellës, ujit me presion dhe plumbave të gomës nga policia.
Burimi:
gijotina.com