“Kjo nuk ndodh në një shtet të BE-së”, Koçeku dënon plagosjen e deputetit Kliti Hoti

“Kjo nuk ndodh në një shtet të BE-së”, Koçeku dënon plagosjen e deputetit Kliti Hoti

Deputetja e pavarur, Marjana Koçeku, ka reaguar pas goditjes me plumb gome të deputetit demokrat Kliti Hoti nga një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, gjatë protestës së 29 nëntorit në Tiranë. Në një reagim publik, Koçeku e cilësoi veprimin e efektivit si joprofesional dhe në kundërshtim me Kushtetutën. Sipas saj, polici e ka qëlluar deputetin në një moment nervozizmi, duke qenë se e njihte atë. Koçeku kërkoi pezullimin e menjëhershëm të efektivit nga detyra, një reagim publik nga kryetari i Kuvendit, si dhe zhvillimin e një hetimi të pavarur për ngjarjen. Reagimi i plotë i Marjana Koçekut: “Dënoj ashpër goditjen me plumba gome ndaj deputetit të Shkodrës, Kliti Hoti. Qartazi polici e ka goditur në nervozizëm e sipër dhe duke e njohur deputetin...