Policia shpërndan protestuesit, hidhet gaz lotsjellës pranë Kishës Ortodokse

Policia shpërndan protestuesit, hidhet gaz lotsjellës pranë Kishës Ortodokse

Policia ka vijuar ndërhyrjen për shpërndarjen e protestuesve edhe në zonën pranë Katedrales Ortodokse, ku janë hedhur sasi të mëdha gazi lotsjellës. Ndërkohë, furgonat e policisë kanë ndjekur të rinjtë në rrugët përreth, ndërsa në zonën e Parkut Rinia janë shoqëruar disa protestues që kishin qëndruar aty pas shpërndarjes së turmës. Situata ka vijuar të mbetet e tensionuar edhe pas largimit të protestuesve nga Bulevardi dhe sheshi qendror.