Polici qëlloi me plumb gome deputetin e PD-së, reagon Agjencia e Mbikëqyrjes Policore

Polici qëlloi me plumb gome deputetin e PD-së, reagon Agjencia e Mbikëqyrjes Policore

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka nisur hetimet për incidentin e ndodhur mesditën e sotme pranë Hotel Dajtit, ku u plagos me plumb gome deputeti i Partisë Demokratike, Kliti Hoti. Përmes një njoftimi zyrtar, AMP bën me dije se ka nisur veprimet procedurale në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Sipas njoftimit, deputeti 56-vjeçar dyshohet se është qëlluar me plumb gome në shpinë. Hetimet synojnë të sqarojnë mënyrën sesi ndodhi incidenti dhe nëse ka pasur shkelje nga punonjësit e Policisë së Shtetit. AMP thekson se do të ushtrojë kompetencat e saj ligjore për të garantuar ligjshmërinë dhe përgjegjshmërinë institucionale. NJOFTIM PËR SHTYP Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka nisur kryerjen...