184 ditë protestë dhe përplasje/ Salianji: Shqipërisë i duhet zgjidhje politike, jo represion dhe përshkallëzim të konfliktit

184 ditë protestë dhe përplasje/ Salianji: Shqipërisë i duhet zgjidhje politike, jo represion dhe përshkallëzim të konfliktit

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën politike dhe protestat e zhvilluara në vend prej 184 ditësh. Salianji kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një hap të nevojshëm për rikthimin e qetësisë, normalitetit dhe besimit tek institucionet. Në reagimin e tij, ish-deputeti dënon përdorimin e forcës policore gjatë protestave, duke përmendur gazin, armët dhe autobotët, ndërsa i cilëson të papranueshme pamjet e dhunës në një vend që synon integrimin europian. Salianji ngre gjithashtu shqetësimin për dhunën ndaj qytetarëve, deputetëve dhe gazetarëve, duke pretenduar se këto ngjarje tregojnë mënyrën se si po ushtrohet pushteti. Sipas tij, Shqipëria ka nevojë për përgjegjësi politike dhe një zgjidhje të situatës, e jo për represion...