Rekord historik në Spanjë, 68% e qytetarëve kanë votuar deri në orën 18:00
Spanja ka shënuar një pjesëmarrje rekord në zgjedhjet parlamentare, duke regjistruar shifrat më të larta të votimit në historinë e vendit për këtë fashë orare. Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme spanjolle, deri në orën 18:00, 68% e qytetarëve me të drejtë vote u ishin drejtuar kutive të votimit. Kjo shifër tejkalon rekordin e vendosur në mars të vitit 1996, kur pjesëmarrja në të njëjtën orë kishte arritur në 63.4%. Një rritje e konsiderueshme vërehet edhe në krahasim me zgjedhjet parlamentare të vitit 2023, kur deri në orën 18:00 kishin votuar 53.1% e zgjedhësve, ose 14.9 pikë përqindjeje më pak. Interesi i lartë i qytetarëve për të marrë pjesë në procesin zgjedhor ishte evident që në orët e para të ditës. Deri në orën...
Burimi:
kohajone.com