Alarm për akullin e Antarktidës, studimi zbulon zgjerimin e çarjeve gjatë 25 viteve të fundit!

Alarm për akullin e Antarktidës, studimi zbulon zgjerimin e çarjeve gjatë 25 viteve të fundit!

Një studim i ri shkencor ka dokumentuar përhapjen dhe zgjerimin e çarjeve në nëntë platforma të mëdha akulli në Antarktidë gjatë 25 viteve të fundit, duke ngritur shqetësime për qëndrueshmërinë e tyre dhe ndikimin në rritjen e nivelit të detit. Hulumtimi, i publikuar në revistën “Earth System Science Data”, bazohet në imazhe satelitore të periudhës 1999-2024 dhe në teknologjinë e të mësuarit automatik. Shkencëtarët kanë krijuar 170 harta me rezolucion të lartë për të ndjekur ndryshimet në sipërfaqen e akullit. Ndryshimet më të mëdha janë konstatuar në platformat Pine Island, Thwaites dhe Scar Inlet, ku çarjet janë zgjeruar dhe dëmtimet sipërfaqësore janë shtuar. Veçanërisht shqetësues është rasti i akullnajës Thwaites, e njohur edhe si “Akullnaja Apokaliptike”, ku dëmtimet në pjesë të ndryshme të saj vazhdojnë...