Mbështetja për arsimin e fëmijëve me aftësi ndryshe, synimi për vitin 2027 është një mësues ndihmës për secilin!
Një detyrë e thjeshtë mund të kërkojë më tepër kohë, një fjalë mund të mësohet pas më shumë përpjekjesh. Ky nxënës i klasës së parë me çrregullime të spektrit autik përpiqet të hedh hapa të rinj ndërsa në bankë për ta mbështetur ka Letrinën, mësuesen ndihmëse për të cilën çdo arritje e tij është dhe e saj. “Ka filluar artikulon disa fjalë, figurat i emërton, arrin të rrijë mes shokëve. Duan më shumë durim dhe një gjë që të lodh psikologjikish se nuk i ke arritjet e mëdha që të kënaqin, i ke shumë të vogla, dhe dorëzohesh ndonjëherë, por pastaj papritur ata të surprizojnë”, thotë ajo. Çdo fëmijë me aftësi ndryshe është i veçantë. Dhe për Letrina Ferrunaj me një përvojë prej rreth 14...
Burimi:
javanews.al