Moti i keq/ Stuhia dëmton rrjetin elektrik në Lezhë, disa njësi administrative mbeten pa energji, grupet e OSHEE-së në terren! (VIDEO)
Era e fortë që ka përfshirë rajonin e Lezhës gjatë ditës së sotme ka shkaktuar dëmtime të konsiderueshme në rrjetin e shpërndarjes, duke sjellë ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në disa zona urbane dhe rurale. Si pasojë e këtyre defekteve, disa fshatra në njësitë administrative Kolsh dhe Zejmen, si dhe në zonën e Zadrimës, sipas gazetarit të RTSH-së në Lezhë, “kanë mbetur pa energji elektrike prej disa orësh”. Përveç zonave rurale, vështirësi me furnizimin raportohen edhe brenda qytetit të Lezhës, konkretisht në lagjen Gurra. Për të normalizuar situatën, Operator i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka angazhuar strukturat e tij teknike. Grupet e punës ndodhen aktualisht në terren “për identifikimin e defekteve dhe riparimin e tyre, me qëllim rikthimin sa më parë të energjisë...
Burimi:
javanews.al