Protestuesit rikthehen me gurë e molotovë, Policia i rishpërndan menjëherë! Boshatis bulevardin dhe blindon rrugët, disa të shoqëruar (FOTO)
Protestuesit janë rikthyer për të disatën herë pranë bulevardit për t’iu afruar Kryeministrisë dhe sulmuar me gurë dhe molotovë. Por Policia me plan të qartë masash ka reaguar mbi zonën e Urës së Lanës, pranë ish-Hotel Dajtit, duke hedhur ujë dhe gaz lotsjellës. Shpërndarja e protestuesve është bërë në pak sekonda, teksa forcat e policisë me skafandra e mbrojtëse kanë blinduar bulevardin me kordonë sigurie pas boshatisjes. Protestuesit janë larguar me vrap për t’i shpëtuar kapjes nga efektivët, që të ndarë në grupe të veçanta kanë ndërhyrë në rrugë nga drejtime të ndryshme. Disa prej tyre edhe janë ndaluar nga Policia pas ndjekjes.
Burimi:
javanews.al