Rey Manaj vendos kushtet për klubin e ri: Dua një pagë prej 6.5 milionë eurosh dhe kontratë 2,5 vite!

Rey Manaj vendos kushtet për klubin e ri: Dua një pagë prej 6.5 milionë eurosh dhe kontratë 2,5 vite!

Rey Manaj duket se e ka të qartë se çfarë kërkon nga aventura e tij e ardhshme futbollistike. Pas largimit nga Sivasspori, sulmuesi shqiptar ka përcaktuar edhe pretendimet financiare për klubin që dëshiron ta bëjë pjesë të projektit të tij. Sipas gazetarit turk Fikret Gul, bomberi i Kombëtares shqiptare kërkon një kontratë dyvjeçare e gjysmë, me një vlerë totale prej 6.5 milionë eurosh. Këto janë kushtet që duhet të plotësojë çdo skuadër që dëshiron të sigurojë shërbimet e tij. Manaj u nda nga Sivasspori pas problemeve me pagat, duke pretenduar se klubi turk nuk kishte përmbushur detyrimet financiare ndaj tij. Ndërkohë, emri i sulmuesit lushnjar është përmendur së fundmi si një alternativë për Leçen në Serinë A, por deri tani nuk ka pasur zhvillime konkrete...