Spektakël në “Emirates”, por nuk ka fitues në pjesën e parë në Arsenal-Man. City (video)

Spektakël në “Emirates”, por nuk ka fitues në pjesën e parë në Arsenal-Man. City (video)

29 Nëntor 2026 18:19 Telesport Pjesa e parë e kryesfidës që javës së 12-të në Premier League, Arsenal-Manchester City, është mbyllur në barazim 1-1. Londinezët e nisën mirë takimin duke gjetur golin në minutën e 10-të me Kai Havertz, por që u anullua për pozicion jashtë loje. Në minutën e 18-të, Jurrien Timber kryen një ndërhyrje të rrezikshme ndaj Jeremie Doku. Man. City kërkon karton të kuq, por VAR-i e vlerësoi këtë incident si “të papërcaktueshëm”. Sfida në “Emirates” u zhbllokua në minutën e 34-të, ku Erling Haaland gjeti golin me një goditje të bukur me të djathtën brenda zonës, pas asistit të Josko Gvardiol. Barazimi i shifrave 1-1 do të vinte në minutën e 40-të, ku pas një krosimi të Christos Tzolis dhe asistit...