Policia e Ramës nis sërish sulm me gaz lotësjellës dhe topa uji ndaj qytetarëve që vijojnë protestën

Policia e Ramës nis sërish sulm me gaz lotësjellës dhe topa uji ndaj qytetarëve që vijojnë protestën

Policia ka rinisur përdorimin e gazit lotsjellës dhe autobotëve me ujë ndaj qytetarëve që vijojnë protestën në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në Tiranë, kundër qeverisë së Edi Ramës. Efektivët kanë ndërmarrë një tjetër aksion për shpërndarjen e protestuesve, duke përdorur gazin lotsjellës dhe topat e ujit në drejtim të turmës, duke i spostuar qytetarët drejt kryqëzimit të rrugës ‘Myslum Shyri’ dhe Gjykatës së Lartë. Pavarësisht përplasjeve dhe përdorimit të mjeteve të forcës nga policia, qytetarët vijojnë të qëndrojnë në rrugë, ndërsa situata mbetet e tensionuar.