Pezullimi i efektivit që qëlloi deputetin, Erjon Vishkulli: Po për ne që rrezikuam jetën?
Erjon Vishkulli, i riu që mbeti i plagosur gjatë protestës së 24 tetorit, ka reaguar pas ngjarjeve të shënuara në tubimin e sotëm, ku deputeti Kliti Hoti u plagos me plumb gome nga një efektiv i policisë, i cili u pezullua menjëherë nga detyra. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Vishkulli ka kritikuar mënyrën se si institucionet reagojnë ndaj rasteve të tilla, duke ngritur pikëpyetje mbi trajtimin e pabarabartë të qytetarëve dhe përfaqësuesve politikë. Ai ka vënë në dukje se, ndërsa në rastin e deputetit masat u morën menjëherë, qytetarët e plagosur gjatë protestave vijojnë të presin përgjigje nga drejtësia. “Sot pamë se si, kur preket një deputet, reagimi është i menjëhershëm dhe gjendet zgjidhja brenda ditës. Ndërsa ata që kanë goditur qytetarët, që kanë...
Burimi:
kohajone.com