Skupi Festival shënon 20-vjetorin me tetë shfaqje nga rajoni dhe Evropa

Skupi Festival shënon 20-vjetorin me tetë shfaqje nga rajoni dhe Evropa

Festivali Ndërkombëtar i Teatrit Skupi Festival shënon këtë vit edicionin e 20-të jubilar, duke sjellë në Shkup, nga 10 deri më 17 tetor 2026, tetë produksione teatrore nga Kosova, Shqipëria, Polonia, Moldavia, Turqia, Bullgaria dhe Serbia, si dhe bashkëprodhime ndërkombëtare me pjesëmarrje nga Suedia, Ukraina dhe Gjeorgjia. Të gjitha shfaqjet do të prezantohen në Teatrin Shqiptar – Shkup, ndërsa programi i edicionit jubilar përfshin vepra dhe qasje të ndryshme artistike, që trajtojnë tema njerëzore, shoqërore dhe universale. Festivali hapet më 10 tetor me premierën e shfaqjes “Unrecognized”, me autorë Davit Gabunia dhe Jeton Neziraj, në regji të Data Tavadze. Shfaqja është bashkëprodhim ndërkombëtar i Qendrës Multimedia nga Prishtina me institucione teatrore nga Gjeorgjia, Suedia, Ukraina dhe Maqedonia e Veriut. Më 12 tetor në program është...