Skandali i korrupsionit në Ukrainë, jep dorëheqjen Prokurori i Përgjithshëm
Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës, Ruslan Kravchenko, ka dhënë dorëheqjen pas një hetimi të madh për korrupsion, në të cilin janë përfshirë disa zyrtarë të institucionit që ai drejtonte. Dorëheqja e Kravchenkos erdhi pas një takimi me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Hetuesit e Byrosë Kombëtare Antikorrupsion të Ukrainës (NABU) dhe Prokurorisë Speciale Antikorrupsion (SAPO) kanë zbuluar një rrjet të dyshuar kriminal që lidhej me qendra telefonike të paligjshme. Sipas hetuesve, këto qendra telefonike mashtronin qytetarë në Ukrainë, Rusi dhe vende të Bashkimit Evropian, duke u paraqitur si banka, institucione të drejtësisë ose këshilltarë investimesh. Viktimat bindeshin të transferonin paratë e tyre në llogari ose kuleta kriptomonedhash të kontrolluara nga rrjeti. Hetuesit pretendojnë se disa zyrtarë të lartë të Prokurorisë së Përgjithshme mbronin këtë aktivitet në...
Burimi:
javanews.al