SKANDALI- Arrestohet pronari i agjencisë së shërbimeve funerale në Maliq, vidhte pllakat e mermerit në varreza dhe i shiste

SKANDALI- Arrestohet pronari i agjencisë së shërbimeve funerale në Maliq, vidhte pllakat e mermerit në varreza dhe i shiste

FOTO ILUSTRUESE MALIQ-Një rast i rëndë dhe i paprecedentë është raportuar në Maliq, ku në pranga është vendosur pronari i agjencisë së shërbimeve funerale në zonë. Bëhet me dije se shtetasi B.M. akuzohet se në mënyrë sistematike ka vjedhur pllaka mermeri dhe graniti nga varrezat publike, të cilat më pas i dërgonte në punishten e tij për t’i ripunuar dhe shitur si materiale të reja. Hetimet kanë zbuluar se kjo veprimtari kriminale është kryer prej kohësh dhe ka shkaktuar dëme materiale dhe morale për familjarët e të ndjerëve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, ndërsa hetimet vijojnë...
Burimi: Zeri.ai