Skandal financiar shkakton “tërmet” në Paraguai, arrestohet presidenti
Presidenti i Paraguait, Santiago Peña, është shkarkuar nga detyra përmes procesit të fajësimit (impeachment) dhe është vendosur në arrest shtëpie, pas kolapsit të bankës digjitale Ueno Bank, e cila dyshohet se kishte lidhje me interesat e tij private të biznesit. Peña u arrestua të premten, vetëm pak minuta pasi deputetët dhe senatorët, përfshirë edhe përfaqësues të partisë së tij, votuan unanimisht për largimin e tij nga detyra, në një kohë kur kriza financiare në vend po thellohej. Një ditë më parë, të enjten, ai kishte ofruar të jepte dorëheqjen. Megjithatë, në vend që ta pranonin atë, senatorët vendosën ta shkarkonin përmes procesit të fajësimit, duke e shpallur fajtor për shkelje të detyrës. Si pasojë, ai humbi edhe imunitetin që zakonisht gëzojnë ish-presidentët. Kriza shpërtheu pas...
Burimi:
javanews.al