Sipërmarrja bashkohet kundër paketës fiskale të Ramës/ Qeveria në vijën e zjarrit me bizneset
Qeveria ka të drejtën të vendosë për shpërndarjen e barrës tatimore, por ka edhe përgjegjësinë të shpjegojë pse duhen më shumë taksa, si do të përdoren paratë dhe çfarë përmirësimi do të sjellin për qytetarët dhe bizneset. Në një ekonomi që po humbet njerëz, industri dhe kapacitete prodhuese, përplasja me sipërmarrjen është një luks që vendi nuk mund t’ia lejojë vetes. MONITOR Ndërsa qeveria kishte përqendruar të gjitha forcat në një front, duke u përpjekur prej javësh të shuante valën e protestave të studentëve me çdo mjet në dispozicion, deri te gjobat prej mijëra eurosh që tërhoqën edhe vëmendjen e mediave ndërkombëtare, një tjetër front u hap papritur. Disa biznese, të lëna pa mbrojtje nga forcat e rendit, kishin pësuar dëmtime fizike në ditët dhe...
Burimi:
syri.net