Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Siguria detare, bllokohen 41 mjete lundruese në Vlorë, ndëshkohen me gjobë drejtuesit
👁6104
Në kuadër të sezonit veror dhe sigurisë në det, janë bllokuar 41 mjete lundruese (7 Jet Ski, 34 gomone dhe skafe) në Vlorë. Drejtuesit e këtyre mjeteve lundruese u ndëshkuan me masa administrative 100 mijë lekë secili. Njoftimi: Vijojnë intensivisht kontrollet nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare, në të gjithë vijën bregdetare të qarkut Vlorë, ndaj mjeteve lundruese, kryesisht ndaj atyre të argëtimit, për verifikimin e dokumentacionit dhe zbatimin e rregullave të lundrimit. Nga 132 mjete lundruese të kontrolluara gjatë ditëve të fundit, nga Ksamili në Sarandë, 41 rezultuan në paligjshmëri. Bllokohen 41 mjete lundruese (7 Jet Ski, 34...