‘Shumë gjëra mund të ndryshojnë’/ Zelensky: Do të takohem me Trump në Nju Jork

‘Shumë gjëra mund të ndryshojnë’/ Zelensky: Do të takohem me Trump në Nju Jork

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë me dije se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin amerikan Donald Trump dhe se të dy kanë rënë dakord të takohen në Nju Jork. Zelensky e cilësoi komunikimin si të rëndësishëm, duke theksuar se aktualisht po zhvillohet një dinamikë diplomatike në përpjekje për t’i dhënë fund luftës. Kreu i shtetit ukrainas falënderoi Trump për vizitën e fundit në Kiev të të dërguarve amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner. Sipas Zelenskyt, gjatë takimeve janë diskutuar në detaje çështjet kryesore që lidhen me luftën dhe përfaqësuesit amerikanë patën mundësi të njiheshin nga afër me situatën në Ukrainë. Zelensky ka përsëritur se arritja e paqes mbetet prioriteti kryesor për Ukrainën. Ai përshëndeti gjithashtu nënshkrimin nga Trump të një projektligji që parashikon...