SHTRENGATE POLITIKE/  DESHTON TAKIMI KURTI-HAMZA, KUVENDI RRETHOHET NGA PROTESTUESIT

SHTRENGATE POLITIKE/ DESHTON TAKIMI KURTI-HAMZA, KUVENDI RRETHOHET NGA PROTESTUESIT

Protestat jashtë Kuvendit dhe Qeverisë se Kosoves shpërthyen në tensione të mëdha gjatë orëve të mbrëmjes, pas dështimit të përpjekjeve për një marrëveshje politike mbi ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara. Kryeministri Albin Kurti kërkoi një marrëveshje paraprake me kreun e PDK-së Bedri Hamza midis dy leximeve në këmbim të një votimi në lexim të dytë. Tymi i gazit lotsjellës, kërcitja e mjeteve piroteknike dhe vendosja e forcave të shtuara të policisë mbuluan hapësirën midis Kuvendit dhe Qeverisë, ku qindra qytetarë u mblodhën menjëherë pas ndërprerjes së seancës plenare. Turma bllokoi të gjitha daljet e institucioneve, e vendosur që deputetët e shumicës nuk do të largoheshin nga ndërtesa pa miratuar ndryshimet ligjore për Dhomat e Specializuara në leximin e dytë. Situata u tensionua jashtëzakonisht...