Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Shqiptarët në Odesë
Nga: Dorian Koçi Gjatë pushtimit osman, sidomos në Rilindjen Kombëtare, kolonitë shqiptare mbajtën lidhje të vazhdueshme me atdheun dhe dhanë kontribute të shquara në lëvizjen kombëtare dhe shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë. Rilindësit e mëdhenj, që nga Naum Veqilharxhi, Jeronim De Rada, princesha rumune me origjinë shqiptare Elena Gjika ose Dora D’Istria, Andon Zako Çajupi, Thimi Mitko, Fan Stilian Noli, Faik Konica ishin personalitete të shquara të diasporës në hartimin e programit të Lëvizjes Kombëtare shqiptare, në zhvillimin e arsimit dhe të kulturës, në krijimin e shoqërive patriotike etj. Diaspora shqiptare, përveçse qendrave të rëndësishme si në Bukuresht, Sofje, Stamboll, Kajro ka pasur edhe një qendër të rëndësishme dhe në Odesë. Shqiptarët ishin vendosur që në fillimet e themelimit të Odesës, ku shërbenin si mercenarë...