Shqiptarët dorështrënguar në shpenzime, familjet frikë nga blerjet e mëdha! Bie besimi te ndërtimi dhe tregtia
Një blerje e madhe, një investim për shtëpinë apo edhe ndërrimi i makinës janë vendime që familjet shqiptare duket se po i peshojnë gjithnjë e më shumë. Pavarësisht një përmirësimi të lehtë të besimit te ekonomia, qytetarët edhe për muajt e fundit të vitit vijojnë të tregohen të kujdesshëm me shpenzimet ndërsa edhe bizneset nuk kanë të njëjtin optimizëm për muajt në vijim. Vrojtimi i Bankës së Shqipërisë për muajin tetor tregon se besimi konsumator u rrit me 1.1%. Përmirësim kanë shënuar edhe pritjet për financat familjare dhe situatën e përgjithshme ekonomike. Por kur qytetarët pyeten për blerjet e mëdha, treguesi mbetet në nivele negative. Edhe pse më mirë se një muaj më parë, familjet ende hezitojnë të kryejnë shpenzime të konsiderueshme. Në sektorin e...
Burimi:
javanews.al