Shqiptarët bëhen bashkë, këngë, valle dhe tradita në festën e madhe të komunitetit në Gjermani

Shqiptarët bëhen bashkë, këngë, valle dhe tradita në festën e madhe të komunitetit në Gjermani

Një atmosferë festive me këngë, valle dhe tradita shqiptare ka bashkuar bashkatdhetarët në qytetin Moosburg të Bavarisë në Gjermani, ku shoqata shqiptare Abeja organizoi aktivitetin e përvitshëm Darka e Lamës. Kjo festë tradicionale simbolizon mirënjohjen për të korrat, bashkimin familjar dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare. Për shqiptarët që jetojnë larg vendlindjes, ajo përbën një rast për t’u takuar dhe për t’ua përcjellë zakonet e të parëve brezave të rinj. Aktiviteti mblodhi familje shqiptare, veprimtarë komunitarë dhe përfaqësuese të Konsullatës së Përgjithshme të Shqipërisë në Mynih, Erinda Boçi dhe Miranda Kokona. Në emër të konsullatës, Erinda Boçi falënderoi organizatorët dhe theksoi rëndësinë e ruajtjes së gjuhës, kulturës dhe traditave shqiptare jashtë atdheut. Një nga momentet më të veçanta të mbrëmjes ishte programi artistik i fëmijëve...