Shqipëria zyrtarisht pjesë e NASA-s, firmos Marrëveshjet Artemis! Ministri Hoxha: Një ditë krenarie dhe një tjetër hap drejt së ardhmes!
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha nënshkroi ditën e djeshme në selinë qendrore të NASA-s në Uashington, Marrëveshjet Artemis, duke e bërë Shqipërinë pjesë të komunitetit ndërkombëtar të angazhuar për eksplorimin paqësor, transparent dhe të përgjegjshëm të hapësirës. Në ceremoninë e nënshkrimit morën pjesë Zëvendësadministratori i NASA-s, Matt Anderson dhe Zëvendës-Ndihmës Sekretari i Shtetit për Hapësirën dhe Mjedisin, Connor Tomlinson. Ministri i Jashtëm deklaroi se kjo është një tjetër ditë krenarie për Shqipërinë, duke hedhur kështu një tjetër hap drejt së ardhmes. “Një moment që krijon mundësi të reja për brezin tonë të ri dhe e lidh vendin tonë më ngushtë me teknologjitë, njohuritë dhe partneritetet që po formësojnë të ardhmen”, tha Hoxha. Ky hap, sipas tij, i shton gjithashtu një dimension...
Burimi:
javanews.al