Shqipëria zgjerohet në hartën ajrore të Evropës, hapet linja e parë direkte Luksemburg–Tiranë

Shqipëria zgjerohet në hartën ajrore të Evropës, hapet linja e parë direkte Luksemburg–Tiranë

Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun ndërkombëtar të turizmit, falë bregdetit të Adriatikut dhe Jonit, peizazheve natyrore dhe trashëgimisë së pasur historike e kulturore, shkruan “Le Quotidien” gazeta ditore e Luksemburgut. Nga plazhet e jugut te qytetet historike dhe Alpet në veri, vendi ofron një larmi përvojash turistike, që po tërheqin gjithnjë e më shumë vizitorë nga tregjet evropiane. “Luxair” nis lidhjen e parë direkte me Shqipërinë “Luxair”, kompania ajrore kombëtare e Luksemburgut, që operon fluturime nga Luksemburgu drejt destinacioneve në Evropë dhe më gjerë, do të hapë në mars 2027 një linjë të re direkte dhe gjatë gjithë vitit mes Luksemburgut dhe Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë, me dy fluturime në javë. Kompania ajrore njoftoi se, nga 29 marsi i vitit...