“Shqipëria kryeson progresin e integrimit”- Marta Kos: Ka ambicien të mbyllë kapitujt deri në fund të 2027-s!

“Shqipëria kryeson progresin e integrimit”- Marta Kos: Ka ambicien të mbyllë kapitujt deri në fund të 2027-s!

Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos ka përgëzuar Shqipërinë, për arritjet e saj, teksa sot mbyllen negociatat për kapitullin 20 “Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale”. Gjatë konferencës së përbashkët në Luksemburg me kryeministrin Edi Rama dhe Ministrin e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Mbrojtjen të Irlandës, Thomas Byrne, Kos u shpreh se anëtarësimi në BE është projekt kombëtar. Sipas Kos, Shqipëria mund të bëhet anëtare e unionit para vitit 2030. “Shqipëria është një nga kryesuesit e këtij progresi mbresëlënës, falë punës së madhe të Shqipërisë po mbyllim një kapitull tjetër negociues. Bizneset e vogla dhe të mesme janë shtylla kurrizore e ekonomisë shqiptare dhe kapitulli i 20 sjell përfitime reale për ta. Shqipëria po sjell politikat e saj industriale më afër BE. Këto janë thelbësore për të...