Shpërthimi me tritol në Shkodër, policia jep detaje mbi ngjarjen
Një shpërthim tritoli ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në qytetin e Shkodrës, në lagjen “Qemal Stafa”. Policia informon se një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur në banesën e 60-vjeçarit Metin Bushati. Si pasojë e shpërthimit, ka pasur vetëm dëme të vogla materiale.Lexo edhe :Related Posts Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton për identifikimin e personave që hodhën lëndën plasëse, si dhe për shkaqet e ngjarjes. Njoftimi: Rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër, në oborrin e banesës së shtetasit M. B., rreth 60 vjeç, nga persona ende të paidentifikuar është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të...
Burimi:
vizionplus.tv