Shpërthen baza ushtarake në Bolivi, të paktën 7 të vdekur dhe po kaq të zhdukur! Dyshohet edhe për sulm terrorist

Shpërthen baza ushtarake në Bolivi, të paktën 7 të vdekur dhe po kaq të zhdukur! Dyshohet edhe për sulm terrorist

Shtatë persona kanë humbur jetën dhe shtatë të tjerë rezultojnë të zhdukur pas një shpërthimi të fuqishëm në një bazë ushtarake në Bolivi. Ngjarja e rëndë ndodhi në një kazermë ushtarake në Viacha, rreth 30 kilometra larg kryeqytetit La Paz. Lajmi për bilancin e viktimave u konfirmua nga komandanti i Ushtrisë boliviane, Hector Alarcón, i cili deklaroi se ekipet e emergjencës vijojnë kërkimet për personat e zhdukur. “Prioriteti ynë mbetet gjetja e ushtarakëve që rezultojnë ende të zhdukur dhe dhënia sa më shpejt e përgjigjeve për familjet e tyre”, deklaroi Alarcón gjatë një konference për mediat. Shpërthimi ndodhi rreth orës 14:30 me kohën lokale, në një pjesë të bazës që përdorej për magazinimin e materialeve piroteknike. Ende nuk ka një konfirmim përfundimtar mbi shkakun e...