‘Shpërthejnë’ aksionet e Anthropic/ A do e parandalojë kjo flluskën e Inteligjencës Artificiale?

‘Shpërthejnë’ aksionet e Anthropic/ A do e parandalojë kjo flluskën e Inteligjencës Artificiale?

Kompania e inteligjencës artificiale Anthropic është listuar për herë të parë në bursën NASDAQ të Nju Jorkut këtë të enjte. Tregtimi i aksioneve ka nisur me një çmim prej rreth 110 dollarësh për aksion, përpara se të pësonte një rënie të lehtë dhe të qëndronte në nivelin e rreth 100 dollarëve. Ky është një kërcim i konsiderueshëm krahasuar me çmimin prej 83 dollarësh, të përcaktuar mbrëmjen e kaluar. Kompania arriti afër vlerës prej 2 trilion dollarësh Nga Simone Jack, BBC Dalja në bursë e Anthropic vjen në një moment vendimtar, kur shumë njerëz po pyesin nëse flluska e industrisë së inteligjencës artificiale po shfaq shenja të shpërthimit. Dikur investitorët ishin plotësisht të përkushtuar ndaj idesë së një revolucioni teknologjik që mund të krahasohej me atë...