Zgjedhjet në Spanjë/ Sondazhet e para i japin kryesimin opozitës në 13 nga 17 rajone, edhe Ceutën e goditur nga emigracioni!
Sipas sondazhit të televizionit publik spanjoll, opozita e qendrës së djathtë kryeson në 13 nga 17 rajonet e Spanjës, si dhe në Ceuta dhe Melija, dy qytetet autonome spanjolle në veri të Afrikës. Ishte pikërisht kriza e emigracionit në Ceuta një nga problemet që shtuan pakënaqësinë ndaj qeverisë së Pedro Sanchez-it përpara zgjedhjeve të parakohshme. Socialistët kryesojnë vetëm në tre rajone, mes tyre Katalonja, ku ndodhet Barcelona, dhe Ishujt Kanarie, ndërsa në Baskoni kryeson një koalicion i majtë rajonal.
Burimi:
javanews.al