Egnatia tregon forcën edhe në kampionat, fitorja ndaj Elbasanit e mban në krye
Pas fitores në Ligën e Konferencës, Egnatia ka treguar forcën edhe në kampionat. Rrogozhinasit kanë mundur mbrëmjen e sotme Elbasanin me shifraf 2-1. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 20 nga Montenegro, i cili kaloi në epërsi kampionët në fuqi. Për të dyfishuar shifrat mendoi Diabateja, që gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 68. Ledio Tresa ngushtoi diferencat në minutën e 71-të, por pa mundur të nxjerrë Elbasanin me pikë nga kjo transfertë. Egnatia triumfoi kështu me shifrat 2-1 dhe ruan ende kreun e “Abissnet Superiore” -s./Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com