Lara Colturi ngjitet përsëri në podium, këtë herë në SHBA! Lë pas ‘mbretëreshën’ e skive dhe udhëheq renditjen e përgjithshme

Lara Colturi ngjitet përsëri në podium, këtë herë në SHBA! Lë pas ‘mbretëreshën’ e skive dhe udhëheq renditjen e përgjithshme

Ky është sezoni i Lara Colturit në Kupën e Botës. Skiatorja e Shqipërisë ka marrë një tjetër rezultat të jashtëzakonshëm, pasi është renditur e dyta në Slalomin e Killinghton në SHBA. Në këtë garë të jashtëzakonshme, ku mori pjesë edhe mbretëresha e këtij sporti për vajza Mikaela Shiffrin, Lara Colturi u rendit e dyta, vetëm 9 të qindtat më e ngadaltë se Camille Rast. Në lëshimin e parë Lara Colturi u rendit e katërta, një pozicion mbreslënës edhe pse nuk premtonte shumë për të fituar garën. Megjithatë gabimet e dy skiatoreve të tjera në lëshimin e dytë bënë që Lara Colturi të renditej e dyta në përfundim. Ky sukses merr të tjera përmasa për faktin se 20-vjeçarja e cila përfaqëson Shqipërinë la pas Michaela Shiffrin,...