Kategoria Superiore/ Egnatia rikthehet te fitorja, mund Elbasanin dhe i shkëputet në krye të renditjes!

Kategoria Superiore/ Egnatia rikthehet te fitorja, mund Elbasanin dhe i shkëputet në krye të renditjes!

Egnatia nuk mund të gabojë për të dytën herë në Kategorinë Superiore. Skuadra kampione e vendit rigjeti fitoren në kampionat teksa mposhti Elbasanin me rezultatin 2-1 duke krijuar sërish diferencën prej 4 pikësh me Teutën e vendit të dytë. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rezultatin 1-0 në favor të Egnatias e cila vinte në këtë përballje pas suksesit me Lincoln Red në Conference League. Ishte Montenegro ai që e shënoi këtë gol për rrogozhinasit duke përfituar edhe nga një gabim i portierit Totoshi. Në fillimin e pjesës së dytë, Egnatia shënoi sërish këtë radhë me Diabate duke i çuar shifrat në 2-0. Elbasani arriti që të shkurtojë diferencën në 2-1 me golin e Tresës, por pa mundur dot të bëjë më shumë...