Gonxhja: Kush do të dijë ç’mendon Tirana, bën mirë të dëgjojë edhe përtej zhurmës e zallamahisë
Komediani Max Amini po mban këtë të dielë në Pallati Kongreseve shfaqjen e tij të dytë në Tiranë. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ka shpërndarë disa pamje nga shfaqja e sotme, teksa ka edhe një mesazh për qytetarët. Gonxhja nënvizon se pavarësisht zhurmës dhe dhunës së protestuesve në Tiranë është edhe ana e tjetër- mbrëmjet e bukura dhe plot humor. Ministri thotë se të gjithë duhet të shohin edhe përtej zhurmës e zallamahisë në kryqytet, teksa shton se për shfaqjet e Aminit ka mbi 16 mijë bileta të shitura. “Kjo është Tirona jonë, Tirona e kontradiktës, e luftës, e paqes, e errësirës dhe e dritës, e mashtrimit, të vërtetës, shpifjes, interesit, e qejfit dhe e stresit, ahengut dhe biznesit… Max Amini, live...
Burimi:
kohajone.com