Peng i kokainës, Jan Prenga i vdekur pa u gjetur ende trupi! Historia e një misteri, përgjimet, hetimet dhe enigma

Peng i kokainës, Jan Prenga i vdekur pa u gjetur ende trupi! Historia e një misteri, përgjimet, hetimet dhe enigma

Një kontejner me banane, i ardhur nga Ekuadori mbërrin në portin e Portsmouth-it në Angli në dhjetor të vitit 2019. Brenda tij, një ngarkesë prej rreth 260 kilogramësh kokainë. Por kjo sasi droge nuk do të mbërrinte kurrë në destinacion pa shkaktuar një konflikt të përgjakshëm. Vjedhja e kokainës do të pasohej nga një plan hakmarrjeje. Objektivi nuk do të ishte drejtpërdrejt personi që dyshohej se kishte marrë drogën, por vëllai i tij, Jan Prenga. Më 17 janar 2020, ai u rrëmbye në Kamzë. Automjeti që transportonte pengun përfundoi në kompleksin Golden, në Shijak, në pronësi të Altin Hajrit. Aty, sipas rindërtimit të ngjarjes nga Gjykata e Posaçme, Jan Prenga humbi jetën. Trupi i tij u zhduk dhe nuk u gjet më. Por SPAK ka...