Protesta në Tiranë/ AGSH dënon dhunën dhe pengimin e gazetarëve nga Policia e Shtetit

Protesta në Tiranë/ AGSH dënon dhunën dhe pengimin e gazetarëve nga Policia e Shtetit

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) dënon me forcë incidentet e përsëritura ndaj gazetarëve dhe punonjësve të medias gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, këtë të dielë, 29 nëntor. Sipas raportimeve të marra nga AGSH, gjatë ditës së sotme janë evidentuar të paktën tri raste shqetësuese: Izmir Akulli, gazetar dhe kryeredaktor i Dosja.al, është përballur me dhunë verbale dhe fizike nga efektivët e Policisë së Shtetit në sheshin “Skënderbej”, të cilët e kanë penguar të filmojë veprimet e policisë ndaj protestuesve. Ky është rasti i dytë në të cilin gazetarit i cenohet ushtrimi i detyrës profesionale. Xhoi Malësia, gazetar i Top News, është goditur nga efektivët e policisë me spraj me piper nga një distancë e afërt, gjatë ushtrimit të detyrës. Një grup përfaqësuesish të mediave...