Kur na vret shteti, dy duar për një kokë janë”/ Reagimi i motrës së protestuesit në rrezik jete
Motra e Briken Tuçit, 34-vjeçarit që mbeti i plagosur gjatë protestës së 28 Nëntorit në Tiranë, ka bërë një apel të fortë lidhur me gjendjen shëndetësore të të vëllait, duke deklaruar se ai ndodhet në rrezik për jetën. Në një prononcim për gazetarin Osman Stafa, Ortencia Tuçi tha se gjendja e 34-vjeçarit është tepër kritike. Sipas saj, ai ka pësuar hematoma në kokë, të cilat kanë shkaktuar përhapjen e hemorragjisë në tru. Ajo bëri me dije se mjekët nuk kanë mundësi të kryejnë ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa pacienti mbahet nën efektin e qetësuesve të fortë, në pritje të ecurisë së gjendjes shëndetësore. Motra e të plagosurit tregoi se situata është përkeqësuar nga dita në ditë. Sipas informacioneve që familja ka marrë nga mjekët, hemorragjia, e cila...
Burimi:
sot.com.al