Pjesëmarrje rekord në zgjedhje, konservatorët synojnë rrëzimin e Pedro Sánchez
Spanja po përjeton një moment vendimtar politik, ndërsa qytetarët u janë drejtuar masivisht kutive të votimit për të përcaktuar të ardhmen e qeverisjes së vendit. Qendrat e votimit janë mbyllur në pjesën më të madhe të territorit, me përjashtim të Ishujve Kanarie, ku procesi vijon edhe për një orë. Pjesëmarrja e lartë, veçanërisht në Madrid, Valencia dhe Sevilje, ka shtuar pritshmëritë për një garë të fortë mes socialistëve në pushtet dhe opozitës konservatore. Kryeministri Pedro Sánchez përballet me sfidën e ruajtjes së pushtetit, ndërsa Partia Popullore, e drejtuar nga Alberto Núñez Feijóo, synon të marrë drejtimin e vendit. Një faktor përcaktues në konfigurimin e shumicës së ardhshme parlamentare mund të jetë edhe partia e ekstremit të djathtë Vox, e udhëhequr nga Santiago Abascal. Për të...
Burimi:
kohajone.com