‘Mijëra shqiptarë në rrugë’/ Reuters: Protestat antiqeveritare tronditin Tiranën, policia përdor gaz lotsjellës, ujë dhe plumba gome

‘Mijëra shqiptarë në rrugë’/ Reuters: Protestat antiqeveritare tronditin Tiranën, policia përdor gaz lotsjellës, ujë dhe plumba gome

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters i ka kushtuar një tjetër raportim protestave antiqeveritare në Shqipëri. Sipas Reuters, mijëra qytetarë dolën në rrugët e kryeqytetit të dielën, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa policia iu përgjigj me gaz lotsjellës, autobotë me ujë dhe plumba gome. Në raportim theksohet se protestat janë nxitur nga zemërimi për korrupsionin e perceptuar në qeverisje, mungesën e vendeve të punës dhe problemet në arsim. Artikulli: Dhuna shpërthen në Shqipëri në ditën e dytë të protestave kundër qeverisë Mijëra shqiptarë dolën në rrugët e kryeqytetit, Tiranë, të dielën, duke hedhur gurë dhe fishekzjarrë, ndërsa kërkonin dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Policia iu përgjigj me gaz lotsjellës, ujë dhe plumba gome, në përpjekje për të shpërndarë protestën e dytë radhazi, të...