“Komisioni ka dështuar që të japë një reformë”- Zgjedhorja, Kume: Jemi në një fazë ku rivaliteti mes forcave politike është bërë më i ashpër!
Eksperti zgjedhor Andon Kume u shpreh se Komisioni i Reformës Zgjedhore ka dështuar në përmbushjen e mandatit të tij për t’i dhënë shoqërisë një reformë zgjedhore të plotë, duke theksuar se produkti i vetëm i rakorduar ishte ai për financimin e partive politike. Ai nënvizoi se paketa e fundit e paraqitur nga bashkëkryetari i reformës synon ndryshime në Kodin Zgjedhor dhe ndarjen e shtetit nga partia. Sipas Kumes, raportet e OSBE/ODIHR-it kanë evidentuar ndërhyrjen e shtetit në zgjedhje, një problematikë që kërkon adresim. “Produkti përfundimtar është një produkt i rakorduar për financimin e partive politike. Një paketë për ndryshimet për referendumet, produkt i PS-së. Produkte të tjera nuk ka pasur. Tashmë jemi në një fazë ku rivaliteti mes forcave opozitare dhe qeverisëse është bërë më...
Burimi:
javanews.al