U plagos rëndë në protestën e djeshme, mjekët: Briken Tuci do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale!

U plagos rëndë në protestën e djeshme, mjekët: Briken Tuci do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale!

Briken Tuci, i cili mbeti i plagosur një ditë më parë gjatë protestës së 28 Nëntorit, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai është i shtruar në shërbimin e Neurokirurgjisë në Spitalin e Traumës dhe pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale. Mjekët e Spitalit të Traumës kanë dhënë informacion mbi gjendjen shëndetësore të pacientit. “Ka indikacion për operacion. Jemi duke e mbajtur në monitorim. Parametrat i ka në normë. Jemi larg intubimit”, tha dr. Ardit Kuqi, mjek reanimator. Gjatë protestës së 28 Nëntorit, 50 persona të lënduar u paraqitën në spital. Mes tyre ishte edhe Briken Tuci. Ndërkohë, të lënduar mbetën edhe 6 përfaqësues të medias, kalimtarë, si dhe efektivë policie.