U gjet e pajetë në banesë, burri dhe vjehrra akuzohen torturimin e aktores: I ndërprenë shtatzëninë pak ditë para vdekjes

U gjet e pajetë në banesë, burri dhe vjehrra akuzohen torturimin e aktores: I ndërprenë shtatzëninë pak ditë para vdekjes

Një zhvillim i ri ka tronditur opinionin në Indi lidhur me vdekjen e 33-vjeçares Twişa Sharma, modele dhe aktore, e cila u gjet e pajetë në banesën ku jetonte me bashkëshortin, vetëm pesë muaj pas martesës. Byroja Qendrore e Hetimit (CBI) ka ngritur akuza ndaj bashkëshortit të saj, Samarth Singh, dhe nënës së tij, Giribala Singh, për nxitje të vetëvrasjes dhe keqtrajtim. Sipas aktakuzës prej rreth 600 faqesh, autoritetet pretendojnë se 33-vjeçarja i ishte nënshtruar një presioni të vazhdueshëm psikologjik gjatë martesës. Hetimi ngre dyshime se bashkëshorti e kishte ofenduar dhe keqtrajtuar verbalisht në mënyrë të përsëritur, ndërsa nëna e tij dyshohet se e nxiste të birin ndaj sjelljeve abuzive. Familja e Tuişa-s kishte pretenduar që në fillim se ajo po përballej me presion dhe...