“25 vatra zjarri, 4 mbeten aktive”, MM: Të angazhuar 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor

“25 vatra zjarri, 4 mbeten aktive”, MM: Të angazhuar 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor

Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin e zjarreve të 24 orëve të fundit, ku janë raportuar 25 vatra zjarri, nga të cilat 4 mbeten aktive dhe 1 është nën monitorim. Në operacionet e shuarjes janë angazhuar 350 forca operacionale dhe 26 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura kanë mbështetur me 140 efektivë, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor. “Vatrat kryesore aktive janë në Dajt dhe Priskë, Tiranë, Lufaj, Mirditë dhe Tërbun, Pukë. Në Dajt operacioni vijon me 50 efektivë të FA, 15 zjarrfikës dhe 5 forca të AZM, pa rrezik për zonat e banuara. Në Tërbun vijon angazhimi i gjerë i strukturave vendore, vullnetarëve dhe FA, me mbështetjen e 2 helikopterëve, ndërsa edhe këtu nuk ka rrezik për banesat. Situata paraqitet në përmirësim edhe...