Tragjike! Humb jetën muzikanti 55-vjeçar, ja çfarë dyshohet
Një muzikant 55-vjeçar me origjinë nga Siçilia ka humbur jetën në një dhomë hoteli në qendër të Perugias, shkruajnë mediat e huaja. Ndërkohë kolegu i tij që ndodhej me të është dërguar në spital në gjendje të rëndë. Sipas hetimeve paraprake të policisë italianë, dyshimi kryesor është një helmim i mundshëm nga monoksidi i karbonit. Ngjarja u zbulua pasi pjesëtarët e grupit muzikor me të cilin udhëtonin vunë re se dy kolegët nuk kishin mbërritur në koncertin që do të zhvillohej në Sala dei Notari, ku ata ishin planifikuar të performonin së bashku me rreth 40 muzikantë të tjerë. Hetuesit kanë nisur verifikimet në hotel. Personi i mbijetuar ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa ekipet hetimore po punojnë për të përcaktuar shkaqet e sakta të...
Burimi:
vizionplus.tv