“Vish një bluzë!” Klientja nxirret nga zyra për veshjen e “papërshtatshme”, reagimi i saj bëhet viral
Një grua në Mbretërinë e Bashkuar është shprehur se stafi i një zyre postare i ka kërkuar të largohej për shkak të veshjes së saj, të cilën e konsideruan “të papërshtatshme”. Gruaja, e identifikuar si Lily Lna, tha se në momentin kur shkoi në zyrën postare kishte veshur një fustan të zi elegant, me shpinë të zbuluar. Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, ajo tregoi se stafi i kishte thënë se në të ardhmen nuk duhej të paraqitej me “rroba me shpinën zbuluar”. Ajo publikoi edhe një fotografi të një njoftimi që, sipas saj, ishte vendosur në derën e dyqanit. Në të thuhej se, pavarësisht temperaturave të larta, klientët nuk lejoheshin të hynin pa bluzë, me shpinë të zbuluar, apo me veshje që...
Burimi:
vizionplus.tv