Sot vëmendja në ekranin e Vizion Plus! Finalja e madhe e Ferma VIP, kurorëzohet fituesi i edicionit të tretë

Sot vëmendja në ekranin e Vizion Plus! Finalja e madhe e Ferma VIP, kurorëzohet fituesi i edicionit të tretë

Pas javësh emocionesh, sfidash të forta, aleancash, përplasjesh dhe historish që kanë mbajtur të mbërthyer publikun shqiptar, Ferma VIP 3 mbërrin sonte në kulmin e saj. Në ekranin e televizionit kombëtar Vizion Plus do të transmetohet finalja e madhe e spektaklit më të ndjekur të momentit, nën drejtimin e Arbana Osmanit dhe prodhimin e Vita Production. Pas një rrugëtimi të gjatë dhe plot surpriza, pesë emra kanë mbetur në garë për çmimin e madh. Poetja Mimoza Ahmeti, balerini Ilir Shaqiri, këngëtarja Soni Malaj, DJ Bujaka dhe aktori Vis Pupa janë finalistët që sonte do të përballen me verdiktin përfundimtar të publikut. Secili prej tyre ka shkruar histori brenda fermës. Mimoza Ahmeti, me karakterin e saj të veçantë dhe debatet që kanë dominuar sezonin. Ilir Shaqiri,...