Moza nxjerr në shitje kostumin e “Lady Gaga-s” nga ‘Ferma VIP’ për çmimin marramendës

Moza nxjerr në shitje kostumin e “Lady Gaga-s” nga ‘Ferma VIP’ për çmimin marramendës

Mimoza Ahmeti ka tërhequr sërish vëmendjen në rrjetet sociale, këtë herë me një postim që lidhet me një nga performancat e saj më të komentuara në “Ferma VIP 3”, spektakël në të cilin u shpall fituese. Në një publikim në Instagram, poetja ka vendosur në shitje kostumin që veshi gjatë interpretimit ku u shfaq e transformuar si Lady Gaga. Seti përfshin veshjen karakteristike me kuadrate dhe këpucët blu të përdorura në performancë. “Shitet kompleti i Lady Gagës, luajtur nga Mimoza Ahmeti”, shkruan ajo në postimin e saj, duke bërë të ditur se çmimi fillestar është 5 mijë euro. Publikimi ka ngjallur reagime të shumta mes ndjekësve, të cilët kanë komentuar si vlerën e vendosur ashtu edhe mënyrën e pazakontë të prezantimit. Deri më tani nuk...